Sonte luhet Juventus-Inter, ja prognoza e supersfidës së Seria A

7 Dhjetor 2018
10:14
Alfred Lleshi
back button

Sonte, në orën 20:30, në stadiumin “Allianz” do të luhet supersfida e Seria A, Juventus-Inter. Bardhezinjtë kryesojnë kampionatin, të shkëputur me tetë pikë nga ndjekësit më të afërt, ndërsa zikaltrit kërkojnë t’i rivalizojnë të parët. Po cila është situata në të dyja skuadrat, në prag të kësaj ndeshjeje të shumëpritur jo vetëm në Itali, por më tej.

JUVENTUSI – Allegri do të ketë tri mungesa për të ashtuquajturin derbi italian. Në të vërtetë, përveç Khedira dhe Alex Sandro, që janë duke luftuar me probleme lëndimesh, edhe Barzagli është i pamundur. Ai do të kthehet në shkurt. Prandaj, De Sciglio do të konfirmohet në vend të anësorit brazilian, që dje ka rënë dakord të rinovojë deri në vitin 2023. Dybala dhe Mandzukic do të mbështesin sërish Cristiano Ronaldon, duke formuar “tridentin” e kampionëve italianë në fuqi.

Me kthimin e Pjanic nga minuta e parë në mesfushë, Cuadrado do ta fillojë nga stoli. Bentancur duket se është rikuperuar nga problemi që kishte, ndaj ka fituar balotazhin me kolumbianin dhe Emre Can. Ky i fundit, pas një kohe të konsiderueshme mungesë, rikthehet në stolin e bardhezinjve, duke pritur disa minuta aktivizim ndaj zikaltërve. Moduli që do të aplikojë trajneri Allegri është 4-2-3-1.

INTERI – Spalletti nuk llogarit dy lojtarë të tij për këtë ndeshje: Dalbert dhe Nainggolan. Në mesfushë, Joao Mario ka më shumë mundësi aktivizimi se Borja Valero, së bashku me Vecino dhe Brozovic. Në mbrojtje, çifti qendror do të përbëhet nga De Vrij dhe Skriniar. Në ofensivë, Politano ka parakaluar Keita për një fanellë titullari.

Formacionet e mundshme
JUVENTUS-INTER
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Cristiano Ronaldo.
Të skualifikuar: asnjë
Të padisponueshëm: Alex Sandro, Barzagli, Khedira

INTER (4-3-3): Handanovic; D'Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozoviq, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.
Të skualifikuar: asnjë
Të padisponueshëm: Dalbert, Nainggolan

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit