Sormani, mesazh të qartë Partizanit: Futbolli im bazohet te cilësia, jo emrat!

21 Shkurt 2020
14:34
Alfred Lleshi
back button

Nesër, prej orës 17:00, në “Air Albania Stadium” do të luhet ndeshja Partizani-Bylis. Në “shtëpinë e kuqezinjve” janë caktuar të zhvillohen dy kryesfidat e javës së 23-të të Superiores, ku do të jenë sot mysafirë edhe Kukësi me Tiranën. Trajneri Adolfo Sormani mesditën e kësaj të premteje në konferencë për shtyp, duke bërë prognozën për të tijtë:

“Çfarë Partizani pres? Unë pretendoj që skuadra ime të japë gjithçka në fushën e lojës. Në Laç pash një Partizan të përqendruar dhe agresiv për ta arritur fitoren. Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit. Nuk përbëjnë shumë problem, sepse kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim edhe lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër.

Derbi me Tiranën? Nuk mendoj aspak për të. Jemi të fokusuar vetëm te sfida e nesërme me Bylisin. Është e vërtetë se në derbin e kaluar humbëm Telushin për shkak kartonësh, por nuk mund të bëjmë llogari përtej Bylisit. Mendoj se nesër na pret një ndeshje e vështirë. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqendrohemi te rezultati pozitiv.

Qasja taktike? Unë pres një skuadër agresive, të tjerat nuk më interesojnë. Sulmuesit më intereson të punojnë për skuadrën, ta mbajnë atë kompakte dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupin, edhe kur mbrohemi të jetë aty. Ndonjë përfitim nga ndeshja e sotme, Kukësi-Tirana? I respektoj rivalët, por mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse nuk marr pikët e mia, është e kot të shohë të tjerët. Rezultati i ndeshjes së sotme nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar.

“Air Albania”, ters për Partizanin? Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk mendoj se varet nga fusha ku luajmë, por nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin, kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë ndeshjen në “Air Albania”. Fusha nuk do të jetë problem, edhe pse aty do të luhet një ndeshje tjetër sot. Formacioni? I kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Bitrit. Në pikëpyetje mbetet vetëm Boldor. Romero? Po ndjek një program, që është vendosur nga stafi tenknik dhe, siç e them gjithmonë, aspekti fizik është determinant për mua. 

Nëse një lojtar nuk është gati të tregojë atë formë fizike që unë kërkoj, e ka të pamundur të bashkohet me grupin. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe atij. Varet nga ai, nëse dë të jetë pjesë e grupit në vazhdim. Unë jam këtu që të vlerësoj kontigjentin dhe lojtarët veç e veç. Shikoj lojtarë të rinj dhe të motivuar, që rriten dita-ditës. Unë jam i fokusuar te cilësia dhe jo tek emrat. Nuk e bëjnë emrat futbollin”. 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit