Sormani: Nuk jam magjistar, nga kriza dilet vetëm me një mënyrë! Kjo gjë po më tërbon javë pas jave!

4 Mars 2020
19:30
back button

“Sulmojmë dhe jemi agresivë, më pas vjen gjithmonë amnezia në mbrojtje… Ndodh e njëjta gjë sistematikisht! Qëndron që kur kundërshtari të mbajë topin dhe dominojë, të pësosh gol! Por, kështu si në rastin tonë është e papranueshme”.

Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Teutës në “Selman Stermasi”. Tekniku italian për “Gol pas Goli” në Supersport ka folur edhe për situatën e rëndë, me 12 pikë larg kreut… “Nuk ka mënyrë tjetër, as magji dhe asgjë! Vetëm të punosh. E dija që do të ishte e vështirë pas derbit, psikologjikisht. Por, nuk ishte për të humbur, përkundrazi”.

“Keqardhja është që gabimi nuk lind nga presioni i kundërshtarit dhe kjo më tërbon. Por, mbetet aspekt psikologjikisht, nuk korrim atë që mbjellim. Ekipi punon edhe fort madje. E kemi humbur disi shkëlqimin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit