Sot ditë pushimi, por ylli i Milanit del në palestër! Objektivi? Rikuperimi për derbin e 6 shkurtit (VIDEO)

24 Janar 2022
14:42
Telesport
back button

“Nuk e di nëse do të jetë për derbi, vështirë të them po”… Stefano Pioli preu shkurt sa i përket shanseve që Fikayo Tomori ka për të qenë në fushë ndaj Interit kur të rinisë kampionati në datën 6 shkurt dhe kur në San Siro të luhet supersfida…

Por, mbrojtësi anglez është duke bërë maksimumin për të qenë gati për të zbritur në fushë, qoftë edhe duke shtrënguar dhëmbët, në ndeshjen e sezonit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MilanNews.it (@milannewsitofficial)

Ndaj Juventusit, për t’i treguar afrimitet skuadrës, ishte në dhomat e zhveshjes dhe i dha zemër kuqezinjve, ndërsa sot ka postuar një video ku edhe në ditën e pushimit punon në palestër.

Në fakt, Milani do të rinisë stërvitjet të mërkurën, por Tomori është aty, gati për të bërë çmos që të kthehet…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit