“Sot do të kushtoja 100 mln euro”, Cannavaro: Maguire dhe Stones janë të mirë, por nuk krahasohen me…

18 Nëntor 2021
15:11
Denis Hakanaj
back button

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtës dhe ish-fitues i Topit të Artë, ka dhënë një intervistë interesante për The Sun.

Për mbrojtësit më të mirë anglezë dhe jo vetëm: “Stoned dhe Maguire kanë treguar gjëra interesante në vitet e fundit. Të dunë dinë të luajën futboll, mbrojnë mirë dhe nuk kanë frikë asnjë, por Chiellini mishëron akoma shpirtin e mbrojtësit italian dhe atë nivel përqendrimi të nevojshëm për të ndalur një sulmues në një moment të vështirë”, ka thënë Cannavaro.

“Mendoj se kjo gjë mungon te Maguire dhe Stones. Në Itali thuhet se sulmuesit e mëdhenj shesin biletat, por mbrojtësit e mëdhenj fitojnë ndeshjet”.

Duke folur për shumat e mëdha të shpenzuara në Premier League për mbrojtësit e lartpërmendur, Cannavaro është përgjigjur në këtë mënyrë kur është pyetur se sa do të kushtonte sot si futbollist:

“Fitorja e një Botërori e rrit vlerën e një lojtari. Topi i Artë që kam fituar pas Kupës së Botës në 2006-ën, sigurisht ka qenë një fryt i atij suksesi. Në atë vit, nuk kam dyshime se do të ishin dashur 100 milionë euro për të më blerë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit