Sot rifillon Superiorja, Bylisi jep lajmin e madh për testin e Covid-19

3 Qershor 2020
8:46
Alfred Lleshi
back button

Sot rifillon Katregoria Superiore, pas mbi dy muajsh pushim, si rezultat i pandemisë së Covid-19. Skuadrat elitare shqiptare do të jenë në fushë, duke luajtur sfidat e javës së 27-të të kampionatit. Dje, dalja pozitiv e Qardakut, futbollistit shkodran të Bylisit, krijoi një pështjellim jo të vogël tek autoritetet, qoftë të futbollit, por edhe ato shëndetësore. Megjithatë, ky rast nuk do ta cënojë zhvillimimn normal të ndeshjeve të planifikuara për këtë të mërkurë, madje as duelin Bylis-Tirana.


Ka qenë klubi mallakastriot, ai që e ka konfirmuar këtë gjë, mëngjesin e sotëm, përmes faqes së vet në Facebook. Mësohet se analizat e bëra në krejt grupin, futbollistë e staf teknik, pas infgektimit të Qardakut, kanë dalë negative: “Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative. Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”. Ndërkohë, në mënyrë telegrafike po ju njohim me ballafaqimet e sotme dhe renditjen aktuale:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit