Sot skadon afati i klauzolës 111 mln euro: Lautaro pret Barcelonan, Interi… rinovimin!

7 Korrik 2020
12:22
Telesport
back button

Janë orët e fundit në dispozicion, pastaj Barcelona do të duhet të bëjë një hap prapa. Ose më saktë, Inter do të ketë në dorë 100% fatin e Lautaro Martinez.

Sot – e martë 7 korrik 2020 – është dita e fundit kur mund të paguhet klauzola prej 111 mln eurosh për kartonin e “El Toro”-s, pra argjentinasit që ka pranuar transferimin te katalanasit me kohë por që pa u gjetur gjuha e përbashkët ekonomike mes Interit dhe Barcelonas nuk mund të bëjë asnjë hap tjetër…

Lautaro, tempo scaduto: Sanchez risale le gerarchie - Sport ...

Nga nesër – e mërkurë 8 korrik 2020 – kjo klauzolë do të çaktivizohet automatikisht dhe Interi do të jetë në gjendje të vendosë në mënyrë të pavarur se çfarë të bëjë me lojtarin.

Fakti që klauzola 111 milion euro nuk do të thotë që Barcelona është automatikisht jashtë loje: ende kanë kohë, mënyrë dhe dëshirë të përpiqen të bindin Interin.

Lautaro Martinez allo scoperto, spunta il messaggio all'Inter: "O ...

Por, me ndryshimin e vetëm se tani Interi do të duhet të jetë i bindur dhe do të jetë në gjendje të vendosë pa asnjë lloj kushtëzimi. Dhe mbase edhe lojtari mund ta gjejë ngadalë atë qetësi që në pjesën e parë të sezonit e dalloi si ndër më të mirët në qarkullim.

Ndërkohë, paralelisht me interesimin e Barcelonas, klubi zikaltër po punon për rinovimin e kontratës. Normal, pas një periudhe kaq të bllokuar me thashethemet e tregut, tani qetësia do të jetë më e madhe për Marotta & Co për të biseduar me agjentin e futbollistit.

Një rinovim kontrate do të thotë edhe dyfishimin e rrogës nga 2.5 mln euro aktualisht në 5 mln euro në sezon.

Messi chiama Lautaro: "È spettacolare e impressionante" | Goal.com

Por mbetet akoma për tu kuptuar se cili do të jetë mendimi i vetë argjentinasit, i tunduar në mënyrë të pashmangshme javët e fundit nga ideja për të luajtur përkrah bashkatdhetarit të tij Leo Messi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit