Southampton “gjunjëzon” City-n me një gol unik, humbje historike për Guardiola-n

5 Korrik 2020
21:56
Denis Hakanaj
back button

Southampton ka marrë një fitore befasuese 1-0 në shtëpi kundër Manchester City-t në javën e 33-të të Premier League.

Sfida e zhvilluar në St Mary’s Stadium është vendosur nga një gol i jashtëzakonshëm i Che Adams në minutën e 16-të, që ka qenë edhe i pari në karrierën e 23-vjeçari në Premier League.

Një gol që i ka shkaktuar City-t edhe humbjen e tretë radhazi në transfertë në kampionat, gjë që nuk ndodhte që nga prilli i 2015-ës nën drejtimin e Manuel Pellegrini-t.

Gjithashtu, për herën e parë në karrierën e tij si trajner, Pep Guardiola ka humbur tri transferta radhazi në një kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit