Southgate para Angli-Itali: Ky është një turp për ne dhe kombin tonë

10 Qershor 2022
16:48
Denis Hakanaj
back button

Në prag të ndeshjes kundër Italisë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur në një konferencë për shtyp. Tema kryesore, në fillim të konferencës, ka qenë mungesa e tifozëve anglezë në tribuna, si sanksion për kaosin e ndodhur në prag-ndeshjen e finales së Europës më pak se një vit më parë.

“Është e turpshme të mos kesh tifozë, është një siklet për Anglinë si komb”, shpjegoi Southgate. “Shumë njerëz shkaktuan probleme, por jam i sigurt që nuk ishin tifozë.

“Ne folëm shumë për këtë, folëm pas finales dhe kur u dha dënimi. Mund të them se tifozët që udhëtuan me ne në Gjermani u sollën shumë mirë dhe i falënderoj”.

Në lidhje me rotacionin e mundshëm kundër Italisë: “Nuk ka asnjë që nuk mund ta përdor. Duhet të mendojmë për disa gjëra që duhet të shohim, gjithashtu për freskinë e ekipit, mendoj se kjo është një ndeshje e mirë për disa nga lojtarët e tjerë, një mundësi për të treguar besim te lojtarët që marrin pjesë në këto ndeshje.

Mendoj se nëse do të besonim te lojtarët vetëm në ndeshje të caktuara, nuk do të zbulonim mjaftueshëm dhe ata nuk do të zbulonin në maksimum aftësitë e tyre taktike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit