Sozia femërore e Van Dijk zbulohet në Francë, luan me kombëtaren

12 Qershor 2019
14:59
Alfred Lleshi
back button

Fituesit e ndeshjeve vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme. Disa janë të ndërlikuar, disa si sulmues të pamëshirshëm para portës kundërshtare. Disa janë mbrojtës të fuqishëm. Ky varianti i fundit me siguri ishte rasti i ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2019 për femra. Franca e nisi turneun me një fitore bindëse 4-0 ndaj Koresë së Jugut dhe dy nga këto gola erdhën nga mbrojtësja e fuqishme, Wendie Renard.

E shpallur si lojtarja më e mirë e ndeshjes, Renard shprehu kënaqësinë e saj: "Unë kurrë nuk kisha shënuar gol në Kupën e Botës. Dopieta kundër Koresë së Jugut ishte me të vërtetë diçka e mirë në planin personal". Nuk ishte aspak i çuditshëm krahasimi që iu bë asaj, për nga pamja, me yllin holandez të Liverpool, Van Dijk. Madje, mediat sociale panë tek 28-vjeçarja “sozinë” e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League. 

Pati nga ata që shkuan më larg, duke folur për “femrën Van Dijk”. Një komentues shkroi se tani e tutje do ta thërrasë holandezin “mashkulli Renard”. Fantazia e një tifozi të Liverpool kapi të tjera limite, teksa imagjinoi se sa e frikshme do të ishte një partneritet mes tyre, në mbrojtje. Sidoqoftë, ndryshe nga Van Dijk, Renard e ka tashmë partneren e saj të përsosur në qendër të mbrojtjes te Franca; Griedge Mbock Bathy.

Që nga viti kur Mbock u bashkua me Renard te Lyon nga Guingamp, në vitin 2015, vetëm disa muaj pasi mbushi 20 vjeçe, dueti ka fituar gjithçka. Ato kanë fituar të katër titujt e Ligës së Kampioneve, të katër titujt e Divizionit 1 të Femrave dhe tri nga katër “Coupe de France” për femra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit