SPAK futet te futbolli shqiptar dhe trukimet! Dalin akuzat

5 Maj 2022
18:25
Telesport
back button

Të martën e 3 majit, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përjashtoi për pesë vjet nga aktiviteti tre klube futbolli të Kategorisë së Dytë dhe një gjyqtar, për trukime ndeshjesh. F.C Bulqiza, KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana janë tre klubet e përjashtuara.

Nderkohe, SPAK ka marrë në dorë edhe çështje që lidhen me trukimin e ndeshjeve në Shqipëri. Siç bëhet me dije nga e përditshmja sportive shqiptare “Panorama Sport”, Prokuroria e Posaçme kërkon burgosjen e tre personave që kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes së Kategorisë së dytë, Selenica – Përmeti (0-1 me penallti), e luajtur në marsin e 2020.

SPAK ka kërkuar burgimin me dy vite e gjashtë muaj për gjyqtarin e takimi, Qerim Ruçi. Për zyrtarin e klubit të Përmetit, Bledar Hajredini kërkohet burgim me dy vite. Ndërsa, për ish-futbollistin, Markelian Alinani, kërkohet burgim 3 vite e gjashtë muaj.

Akuzat e ngritura nga SPAK: Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit