Spalletti fërkon duart, gati për një klub milionerësh; Gjen edhe një ish-interist aty!

16 Shtator 2019
18:35
back button

Luciano Spalletti është trajneri favorit për të marrë postin e Leonardo Jardim, që mesa duket rikthimi i tij tek Monaco do të përfundojë shumë shpejt.

Vetëm dy pikë në pesë javë kampionat janë shumë pak për një klub që shpenzon miliona euro çdo vit dhe aktualisht renditen në vend të parafundit në renditje, aty ku e kaloi pjesën më të madhe të sezonit të shkuar, por në fund mbijetoi.

Bomba e fundit ishte humbja ndaj Marseille me rezultatin 3-4, teksa në pjesën e parë arritën të shënojnë dy herë me Ben Yedder, të cilin e kanë blerë këtë verë për 40 mln euro.

Për këtë, mediat franceze shkruajnë se Jardim do të shkarkohet në ditët në vijim dhe si alternativë kryesore shikohet ish-trajneri i Interit. Për zikaltrit do të ishte një super lajm, pasi Spalletti është ende nën kontratë me ta (deri në 2021) dhe duhet t’i paguajnë pagën prej 4.5 mln euro në sezon.

Nëse Spalletti firmos me Monacon, atëherë Inter kursen direkt 9 milionë euro neto dhe 18 mln euro bruto, vetëm nga paga e trajnerit që duhet të paguhet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit