Spalletti shpërthen pas Sassuolo-Napoli! “Arbitri më përjashtoi sepse protestova me të drejtë! Jam i bindur se…”

2 Dhjetor 2021
0:39
Telesport

Një ndeshje e pabesueshme ajo mes Sassuolo dhe Napoli, me barazimin në minutën e 89-të teksa ne shtese nga 0-2 shkoi në 3-2. Por gëzimi dërrmues i Defrel u anulua nga vendimi i VAR për të anuluar golin e francezit. Polemika edhe me rastin e golit të barazimit të Sassuolos, si pasojë e një goditje denime që tërboi Spallettin, i cili më pas u përjashtua nga fusha nga arbitri.

Goli i anuluar me VAR per Defrel. Pas barazimit të Ferrarit, Sassuolo beson dhe sulmon. Berardi shkon në kontrast me Rrahmanin, tenton të kape topin duke ndërhyrë me të djathtën, mbrojtësi napolitan zbret në kontrast, për arbitrin nuk është faull. Aksioni vazhdon, Berardi i shërben Defrelit i cili firmos 3-2 me një përfundim perfekt.

Lojtarët e Napolit protestojnë, arbitri pret mendimin e VAR-it, shkon të rishikojë pamjet dhe kupton shpejt se ndërhyrja e Berardit është faull. Goli u anulua. Vendim i sakte!

Polemika e madhe edhe me rastin e golit 2-2 të Sassuolos, të realizuar nga Ferrari. 2-2 vjen nga një goditje dënimi e lindur për një faull të Demme në mesin e fushës. Por pak sekonda më herët kishte pasur kontakt mes Defrelit dhe Rrahmanit.

Mbrojtësi shqiptar u rrëzua, por për arbitrin ajo ndërhyrje nuk ishte faull. Në vend të kësaj, ishte për Spallettin që, pas barazimit të Sassuolos, protestoi në mënyrë të zjarrte dhe u përjashtua. VAR-i nuk mundi të ndërhynte në kontaktin që pa si protagonistë Defrel dhe Rrahmani, por kontakti është aty dhe dyshimi mbetet. Pas ndeshjes, Spalletti në DAZN komentoi për atë episod: “Ata u përjashtuan sepse unë protestova për atë faull te bërë ndaj Rrahmanit para golit të Ferrarit. Unë protestova për këtë faull këtu, sepse ky është episodi nga i cili lind 2-2. E terheq poshte, i vendos kemben perpara dhe e terheq me krah”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit