Spalletti-Icardi, marrëdhënia mes tyre është akoma e acartë…

22 Mars 2019
10:07
Alfred Lleshi
back button

Mauro Icardi është përsëri në dispozicion të Luciano Spalletti, por ajo që u pa dje në “Appiano Gentile”, gjatë trajnimit të Interit, ishte më shumë ajër armëpushimi sesa paqe reale. Sipas "Tuttosport", në fakt, qasja e trajnerit ndaj ish-kapitenit ishte aq e ftohtë, saqë pas një shtrëngimi të shpejtë të duarve, Spalletti e informoi Icardin se nuk do të stërvitej me disa shokë, të mbetur në “Pinetina” gjatë pushimit ndërkombëtar, por veçmas. Me pak fjalë, nuk pati sqarim mes të dyve.

Ishte me të vërtetë e vështirë të imagjinohej një rikthim i menjëhershëm i argjentinasit, i cili, në fakt, nuk ka qenë në trajnim me skuadrën prej më shumë se një muaji dhe duhet të vazhdojë të punojë veçmas tërë javën. Kjo është arsyeja pse, deri më sot, grumbullimi i tij për ndeshjen ndaj Lazios nuk është i qartë, edhe pse sipas “La Gazzetta dello Sport”, Icardi mund të gjejë të paktën një vend në stol.

Ish-kapiteni “u ngroh” në palestër, së bashku me shokët e tij (ndër të tjerë, Handanoviç, Nainggolan, Dalbert dhe Ranocchia), pastaj e vazhdoi seancën në një fushë të veçantë, i mbikqyrur nga trajnerët. Sulmuesi, me pak fjalë, do të duhet të punojë shumë për të rifituar vendin e tij në ekip dhe besimin e Spallettit. Trajneri zikaltër, javët e fundit ka “vënë bast” për Lautaro Martinez dhe nuk duket i gatshëm të kthehet mbas kaq lehtë.

Sidoqoftë, qëllimi i Interit është ta llogarisë Icardin të paktën deri në fund të sezonit dhe në këtë kuptim prania e tij e plotë në “Appiano” duhet të mos diskutohet. Icardi, nga ana tjetër, përfaqëson një aset ekonomik dhe teknik. Kjo është arsyeja pse një pushim nuk do të kishte qenë i dobishëm për asnjërin, madje as për shkak të një “divorci” gjithnjë e më të mundshëm. Çmimi minimal i argjentinasit është 80 milionë euro…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit