Spanja finaliste e Botërorit pas dy kohëve shtesë

13 Shtator 2019
12:32
Telesport
back button

Spanja është skuadra e parë finaliste e botërorit për meshkuj në basketboll, turne që po zhvillohet në Kinë. Skuadra iberike mundi 95-88 pas dy kohëve shtesë Australinë, në një ndeshje me rivalitet, emocione dhe dramacitet në momentet finale.

Australia me pak kujdes mund të kishte siguruar finalen, teksa dy herë ishte në epërsi: Në fund të kohës së rregullt dhe pas shtesës së parë. Gjithsesi, kombëtarja e “kangurëve” nuk arriti të triumfojë, duke u eliminuar.

Për Spanjën u dallua Marc Gasol, që realizoi 31 pikë, duke qenë lider në fushë për skuadrën spanjolle. Në finale, Spanja do të përballet me ekipin fitues që do të dalë nga takimi tjetër gjysmëfinal midis Argjentinës dhe Francës.

Gjysmëfinale

Spanjë – Australi, 95-88

Argjentinë – Francë, ora 14:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit