Spanja, me gjetjen e bukur për ndeshjet pa publik! Leganes gëzon tifozët besnikë

26 Maj 2020
14:28
Telesport
back button

Futbolli pa tifozë është i vakët dhe pa shumë emocione… Kjo tashmë dihet, por duhet të presim gjatë që të shohim stadiumet të mbushen sërish si përpara marsit! Kështu, shumë kampionate po mendojnë alternativa të ndryshme, duke marrë shembull edhe nga Bundesliga, me tifozë “fake”, pra me kartonë ku janë ngjitur fytyrat e tifozëve, në mënyrë që shkallët e tribunave mos duken bosh…

Stadio vuoto del Barcellona? Un colpo per le casse blaugrana ...

Në Spanjë po mendojnë diçka ndryshe. Klubet pritëse do të vendosin regjistrimet e festimeve të tifozëve kur shënohet ndonjë gol apo gjatë lojës, që të paktën futbollistët të mund të kujtojnë se po mbështeten jo vetëm nga televizori.

Sakaq, klubi spanjoll i Leganes ka vendosur që të kompensojë tifozët, ata të cilin kishin bërë abonime, duke i cilësuar si të vlefshme për sezonin 2020-2021 për ata që nuk duan rimbursim, me përjashtim të Kupës së Mbretit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit