Spanja pa trajner, Luis Enrique është larguar prej dy muajsh

17 Maj 2019
11:10
back button

Ishte data 26 mars kur trajneri i Spanjës, Luis Enrique u largua nga Malta, duke braktisur skuadrën e tij në prag të ndeshjes me ishullorët, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Federata e Futbollit të Spanjës (REFF) njoftoi se i trajnerit i kanë dhënë leje të largohet në drejtim të shtëpisë së tij për probleme familjare,  të shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Sot, kombëtarja Iberike pritet të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhme ndaj Ishujve Faroje më 7 qershor dhe ndaj Suedisë, më 10 qershor në “Santiago Bernabeu”.

Enrique nuk do të jetë as sot për të bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për këto ndeshje, ky lajm është konfirmuar nga vetë federata spanjolle. Ndërkohë që mediet në këtë vend kanë bërë me dije se me të gjitha gjasat trajneri katalanas nuk do të jetë në pankinë as për dy ndeshjet e ardhshme dhe do të jetë Roberto Moreno, ai që do të bëjë publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar dhe që do të marrë drejtimin për dy ndeshjet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit