Spanja prezanton Luis Enriquen: Ja pse u vendos për rikthimin e tij!

19 Nëntor 2019
12:56
back button

Luis Enrique është rikthyer si trajner i Spanjës, pesë muaj pasi ai u largua për arsye personale nga iberikët. Në një konferencë përpara mediave, presidenti i federatës spanjolle ka shpjeguar arsyet e rikthimit të Enriques.

“E kam thënë dhe më parë, në çdo dalje timen përpara mediave, që Luis Enrique e ka pasur derën e hapur te Spanja. Ai u largua në një moment mjaft të keq tijin, pasi vajza e tij ishte sëmurë. Robert Moreno na komunikoi që nuk donte të vazhdonte më të ishte në krye të Kombëtares, kjo edhe për shkak sepse kishte folur me Enriquen, të cili i kishte premtuar se në momentin që ai mund të rikthehej, Moreno do të largohej.

Nisëm një projekt me Luis Enriquen pas Botërorit 2018 dhe projekti ishte menduar që do të vazhdonte deri në Kupën e Botës të vitit 2022 në Katar. Lideri i këtij projekti ishte Enrique dhe ai ka të gjithë besimin tonë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit