Spanja shkatërron Argjentinën në finale, shpallet kampione e botës

15 Shtator 2019
15:58
Telesport
back button

Spanja është shpallur sot kampione e botës në basketboll për meshkuj. Kombëtarja iberike mundi 95-75 Argjentinën në finale, titulli i dytë në historinë e saj. Turneu u zhvillua për dy javë në Kinë.

Ndonëse pritej një ndeshje e fortë, finalja e luajtur sot në Pekin ishte një formalitet për Spanjën, që u shkëput që në periodën e parë dhe fitoi me meritë. Argjentina ishte në një ditë të keqe, duke mos mundur dot të rivalizojë. 

Spanja i fitoi të katërta periodat: 23-14, 20-17, 23-16, 29-28.

Nga finalja Spanje-Argjentine

Më i miri në fushë për Spanjën ishte Ricky Rubio, që realizoi 20 pikë, mbështetur nga Sergio Llull me 15 pikë dhe Marc Gasol me 14 pikë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Gabriel Deck për amerikano-latinët

Spanja rikthehet kampione e botës pas 13 vitesh (2006). Duket se Azia e Largët i sjell fat kombëtares spanjolle, që edhe 13 vite më parë triumfonte në Japoni.

Rezultatet teknike

Finale, Spanjë – Argjentinë, 95-75

Vendet 3-4, Francë – Australi, 67-59

Vendet 5-6, Serbi – Republika Çeke, 90-81

Vendet 7-8, Amerikë – Poloni, 87-74

Lajme të tjera

Lajmet e fundit