Spanja shumë e fortë për Kosovën! Dardanët munden por kryevepra e Halimit shënon natën (VIDEO)

31 Mars 2021
22:47
Telesport
back button

Kosova mundet sërish por përballë Spanjës ishte gati mision i pamundur. Përfaqësuesja e Challandes arriti megjithatë të trembte iberikët duke dhënuar një eurogol, më të bukurin e muajit mars, në këto eliminatore…

Një gol nga rreth 40 metra për meritë të Halimit, me portierin e Spanjës që kishte dalë në një aventurë.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për iberikët me golat e Olmo dhe Torres. Pas golit të Kosovës, erdhi ai i treti për Spanjën me Moreno.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Greqia barazoi ndaj Gjeorgjisë 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit