Spanja stërvitet mes “armëve dhe plumbave”

20 Mars 2019
21:10
back button

Ekipi përfaqësues i Spanjës ka kaluar pasditen e të mërkurës duke qëlluar me armë, por jo me fishekë të vërtetë. Trajneri Luis Enrique ka preferuar të dërgojë ekipin e tij në një qendër argëtimi në qendër të Las Rozas, aty ku të veshur me kominoshe dhe maska, yjet e Spanjës kanë qëlluar njëri tjetrin me plumba boje në atë që quhet “Paintball”.

Në fakt, aktivitetet në grup, përtej stërvitjes, janë pjesë e menusë në grumbullimet e përfaqësueses, sipas këshillës së Joqauin Valdes, psikologun e trajnerit Luis Enrique dhe të gjithë ekipit kombëtar.

Krijon kohezion në grup dhe inkurajon bashkëpunimin për të mirën e përgjithshme. Është ky shpirti i fenomenit në rritje të aktiviteteve të ndërtimit të ekipit, të cilat sipas programit të Luis Enrique, ndihmojnë përmirësimin e ambientit dhe nivelin e impenjimit, duke vënë interesin e përgjithshëm mbi atë personal. 

Është një pjesë e rëndësishme e përqendrimit, deri sa Luis Enrique sakrifikon një pasdite stërvitore për këtë aktivitet, aq më tepër kur nuk ka zgjedhur ekipin e tij. Enrique ka grumbulluar 41 futbollistë për gjashtë ndeshje dhe ende nuk ka përsëritur të njëjtin formacion në dy ndeshje në nëntë muajt e drejtimit të përfaqësueses nga ana e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit