Spanja, të grumbulluarit e Moreno-s kthehen në… vepra arti (video)

8 Nëntor 2019
14:18
Denis Hakanaj

Spanja ka publikuar listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020 kundër Maltës dhe Rumanisë. Megjithatë, lajmi i vërtetë nuk është ky, por mënyra e zgjedhur nga trajneri Roberto Moreno për të grumbulluar lojtarët e tij.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e Roja-s në Twitter, futbollistët janë kthyer në vepra arti. Të gjithë të grumbulluari janë paraqitur brenda pikturave të Muzeut të Prado-s.

Më poshtë, lista e plotë dhe postimi i videoja e postuar nga Spanja në Twitter:   

Portierë: Arrizabalaga, De Gea, Pau López.

Mbrojtës: Sergio Ramos, Raúl Albiol, Pau Torres, Iñigo Martínez, Jesús Navas, Carvajal, Gayá, Bernat.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Fabián, Saúl, Thiago Alcantara, Cazorla, Rodri

Sulmues: Rodrigo Moreno, Álvaro Morata, Paco Alcácer, Oyarzabal, Gerard Moreno, Dani Olmo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit