Spanjë, ish-trajneri Camacho: Anësori ishte i shitur. Një ditë para takimit erdhi një ushtarak që…

22 Janar 2021
20:03
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri i Spanjës, Jose Antonio Camacho, është kthyer të flasë për Botërorin e vitit 2002, kur Spanja e tij u eliminua me penallti nga Koreja e Jugut e Hiddink pasi arbitrti Ghandour i anuloi dy gola Helguera-s dhe Morientes-it.

“Mendoj se anësori i Kore e Jugut-Spanjë të 2002-shit ka qenë i shitur. Nuk plotësonte kushtet e duhura për të qenë në fushë, nuk kishte drejtuar kurrë një ndeshje të tillë në jetën e tij”, ka thënë Camacho.

“Në kohën shtesë, kur po bëhesha gati të flisja me lojtarët e mi, dikush më ka prekur në shpatull. Ishte anësori që më thoshte se nuk mund të flisja me ta. Jam kthyer dhe kam parë që Hiddink po fliste qetësisht me ekipin e tij, pa i thënë gjë askush”.

“Ditën para ndeshjes, kur kemi shkuar për t’u stërvitur, në hyrje ishte një ushtarak që na kërkonte t’i tregonim dokumentet. Një person vetëm që kërkonte dokumentet e të gjithëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit