Spanjolli do të rinovojë për 5 vite me Barcelona-n

16 Shkurt 2019
18:32
back button

Siç raporton e përditshmja spanjolle Sport, Barcelona kërkon t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare Jordi Alba-s. 

Kontrata e mbrojtësit të majtë spanjoll skadon në vitin 2020. 

Pas rinovimit me trajnerin Ernesto Valverde, klubi katalanas kërkon të blindojë edhe 29-vjeçarin. 

Kontrata pesëvjeçare do të thotë se lojtari i përfaqësueses spanjolle me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën te Barça. 

Ka kohë që përflitet për një rinovim të lojtarit, teksa vetë Alba është shprehur se po pret ofertën e klubit. 

Tashmë ajo thuhet të ketë ardhur dhe ai me shumë mundësi do ta firmosë pasi objektivi i tij është të qëndrojë në Camp Nou. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit