Spanjolli kërkon largimin nga Honda, motori japonez zbulon kontratën

22 Korrik 2019
12:17
Telesport
back button

Zërat se piloti spanjoll Jorge Lorenzo do të largohet nga motori Honda në fund të sezonit janë të pavërteta. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”, që i referohet Tetsuhiro Kuwata, drejtorit të përgjithshëm të Honda.

Nuk ka asgjë të vërtetë. Ne kemi besim te Jorge dhe do ta respektojmë kontratën me të. Ne synojmë që të fitojmë botërorin me të dy pilotët tanë”, tha shefi i Honda.

Lorenzo me Honda ne gare

Ai foli edhe në lidhje me klauzolat e mundshme në kontratën e Lorenzo, që e lënë atë të lirë të largohet edhe pse ende edhe një vit kontratë (deri në fund të 2020-ës). “Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë çështje”, tha Kuwata.

Mund të shprehem se ne i respektojmë gjithnjë rregullat e marrëveshjet, ndaj shpresoj që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha shefi i Honda. Lorenzo po kalon një sezon negativ me motorin japonez, madje nuk ka marrë pjesë në dy garat e fundit, i dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit