Spanjolli refuzon rikthimin në La Liga: Dua të luaj në Premier

18 Shtator 2019
17:31
Telesport
back button

Mbrojtësi i majtë i Chelsea, Marcos Alonso, në një deklaratë për “Cadena Ser”, ka konfirmuar se skuadra e Atletico Madrid është interesuar për të. Gjithsesi, spanjolli ka deklaruar se për të një largim nga Premier League nuk është aspak në planet e tij.

Ajo që më intereson më së shumti tani është të paraqitem mirë me Chelsea. Atlteico Madrid? E di që më kanë kërkuar, por thashë jo. Kjo është e vërteta. Vjet rinovova me Chelsea dhe këtu jam i lumtur. Jam i përqendruar tek ajo që ndodh tani dhe jo tek merkato”, tha Alonso.

27-vjeçari është në sezonin e tij të katërt në Premier League me skuadrën e Chelsea. Në 123 ndeshje ka realizuar 18 gola me “blues”. Alonso ka një kontratë deri në vitin 2023 me Chelsea.

Marcos Alonso

Lajme të tjera

Lajmet e fundit