Spektakël mes Dortmund dhe Augsburg: vendos eurogoli i Reina! Por stadiumi ngrihet në këmbë në minutën e 62-të (PAMJET)

22 Janar 2023
17:37
Telesport
back button

Ndeshje e cmendur e para e vitit 2023 per Borussia Dormtund qe e ka gjetur veten duke ndjekur gjithmone nje fitore qe megjithate ka ardhur me golin mjaft te bukur te Reina ne nje sfide ku Augsburgu eshte dukur totalisht ne forme dhe ka barazuar 3 here avantazhin e verdhezinjve qe shenuan me Bellingham, Shloterbeck dhe Gittens por po tri here u pergjigj ekipi mik me Mayer, Colina dhe autogoli i Ryerson…

GOLI I REINA – VIDEO

Në minutën e 62-të të ndeshjes mes Borussia Dortmundit dhe Augsbug, Edin Terzic vendosi të luajë kartonin e Sebastien Haller për të fituar një ndeshje më të komplikuar nga sa pritej. Sébastien Haller kthehet te luaje 233 ditë pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare. Një frymëzim i vërtetë

Sulmuesi i Fildishtë zëvendësoi Youssoufa Moukoko – qe do te rinovoje se shpejti – dhe rikthehet në fushë pasi u detyrua të ndalonte gjatë grumbullimit veror për shkak te kancerit te testikujve dhe tani mban veshur kepuce speciale, të “markuara” me fjalët “F*uck Cancer”.

I gjithe stadiumi ne kembe, brohorima pafund sidomos nga “muri verdhezi”, tribuna e dedikuar tifozerise besnike te Borussia Dortmund. Dhe verdhezinjte golin e fitores e gjeten me Reina ne minuten e 78-te ne nje ndeshje te cmendur qe ka pasur 7 gola…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit