SPEKTAKËL NË ANGLI! Man. United shënon supergol, Roma barazon menjëherë (VIDEO)

29 Prill 2021
21:22
Telesport
back button

Manchester United ka kaluar në avantazh në minutën e nëntë në gjysmëfinalen ndaj Romës, por italianët i janë kundërpërgjigjur menjëherë.

“Djajtë e Kuq” shënuan me anë të Bruno Fernandes, i cili finalizoi një aksion shumë të bukur. Pasimi i Cavanit për portugezin ishte perfekt dhe Fernandes mposhti portierin Pau Lopez me një parabël fantastike.

Gjithsesi, avantazhi zgjati shumë pak, pasi Roma fitoi një 11-metërsh pas prekjes me dorë nga Paul Pogba. Pellegrini e mori përsipër dhe shënoi, duke çuar rezultatin në 1-1.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit