Spektakël në Francë, ish-ylli i Milan i përgjigjet “shigjetarit” Cavani (VIDEO)

18 Gusht 2019
22:03
back button

Në përballjen e javës së dytë të Ligue 1, skuadra e Paris Saint-Germain ndeshet në transfertë ndaj Rennes. Një tjetër sfidë në të cilën braziliani Neymar nuk është grumbulluar në radhët e kampionëve në fuqi të Francës.

PSG tashmë vijon t’i falet Cavanit. Ishte pikërisht ky i fundit që i dha avantazhin kampionëve të Francës që në minutën e 36’. Urugajani, duke përfituar nga një gafë e vendasve në zonën e tyre, ka rrëmbyer topin në limite duke fituar duelin me portierin, për të dërguar më pas topin në rrjetë, 0-1.

Pikërisht kur të gjithë përgatiteshin që dy skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin e ndeshjes, në të 44’ ishte ish-ylli i Milan, M’baye Niang ai që pas një rrotullimi fantastik në zonën e PSG, dërgoi topin në rrjetë, për të barazuar shifrat në 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit