Spektakli i Camavinga në konferencën për shtyp…. Buzëqeshja e Ronaldinhos, shoku që spiunon Unión Berlin dhe përgjigja bezdisëse për Mbappé

20 Shtator 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Nga përgjigjet plot diplomacy të Carlo Ancelottit te “shou” i Eduardo Camavinga, i cili i pushtoi të gjithë të pranishmit me buzëqeshjen e tij të përjetshme (gjëja më e ngjashme me Ronaldinhon, që kemi parë në botën e futbollit) dhe spanjishten e përsosur.

Një anë që shfaq në mënyrë të përsosur futbollin e tij të gëzueshëm sa herë që futet në fushë dhe topi arrin në këmbët e francezit: “Të luash në Champions League me Real Madridin është ajo që duan të gjithë.

Unë dua vetëm të fitoj, fitoj dhe fitoj. Kam shumë emocione teksa luaj në Champions me Real Madridin. Është normale që klubi ynë, i cili ka fituar tashmë pesë Liga të Kampionëve, të ndjehet pak keq nëse një sezon nuk e fiton atë”.

Mesfushori francez u shfaq në dhomën e shtypit dhe analizoi debutimin e skuadrës së tij në Champions League, kundër Unión Berlin (e mërkurë, 18:45). Një rival që e njeh falë asaj që i thotë një mik i tij: “Është një kundërshtar që luan me shumë forcë dhe intensitet. Do të jetë e komplikuar.

Unë e njoh këtë ekip prej shumë vitesh, sepse më pëlqen futbolli dhe kam një shok që ka luajtur atje. Duhet të kemi durim ndaj tij, të qarkullojmë topin dhe gjithashtu të luajmë me intensitet. Pastaj do të kemi mundësi dhe duhet të shënojmë golat”. Camavinga e do futbollin dhe është gjithmonë i përgatitur për të sfiduar çdo rival.

Rinia në mesfushë – “Të rinjtë po luajnë më shumë se sezonin e kaluar. Kjo është mirë për klubin, por kemi edhe dy legjenda si shokë skuadre, Kroos dhe Modric, që na mësojnë shumë. Të rinjtë kanë të njëjtin mentalitet”.

Kroos dhe Modric – “Kur jam në fushë është kënaqësi të luaj përkrah tyre. Duhet të japësh gjithçka që është e mundur për t’u treguar këtyre dy legjendave që je edhe aty. Është kënaqësi të luaj me ta në fushë”.

Objektivat – “Real Madridi është gjithmonë favorit në Ligën e Kampionëve. Ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj në ekip, ndaj synojmë maksimumin”.

“Santiago Bernabeu” – “Është një stadium shumë i bukur dhe legjendar. Jam shumë i lumtur që luaj në këtë lloj stadiumi. Tani është më i bukur, por duhet të presim që të përfundojë më shumë rikonstuksioni total. Do ta shohim sa i bukur është”.

Personaliteti – “Unë jam një person i qetë. Herën e parë që fituam një titull mendova se do të bënim festë në dhomat e zhveshjes, por kjo nuk ndodhi. Këtu kam fituar një mentalitet tjetër, por jam i qetë”.

Aspekte për t’u përmirësuar – “Më mungojnë golat, por po e vizitoj më shumë portën rivale. Më duhet të përmirësohem në këtë aspekte, po përpiqem t’i bëj gjërat si duhet në fushë”.

Eksperienca e tij si mbrojtës i majtë – “Unë jam lojtar skuadre dhe njerëzit e dinë që nuk më pëlqen të luaj në këtë pozicion, por ka raste kur duhet të bësh gjëra për ekipin dhe unë e bëra. Falë kësaj kam luajtur më shumë dhe kam fituar më tepër përvojë. Nuk më pëlqen ky pozicion, por duhej ta bëja për ekipin”.

Mbappe – “Mendoj se ju dini më shumë gjëra se në këtë drejtim. Unë nuk kam folur me të për Real Madridin. Ju dini më shumë gjëra se unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit