Interi zbulon “xhuxhin magjik”. Sensi: Krahasimi me Iniestan? “Emocion, por…”

14 Shtator 2019
23:08
back button

Stefano Sensi u zgjodh futbollisti i ndeshjes Inter-Udinese, sepse përveç golit që realizoi, iu afrua të paktën dy herë edhe golit të dytë personal brenda një ndeshje me zikaltrit. Pas saj, komenti i tij ishte ky: “Jam i kënaqur, sepse goli është emocion unik! Sidomos, nëse shënoj përpara tifozëve. Ishte lëvizje që e punuam gjatë javës me trajnerin. Udinese është ekip i vështirë për t’u përballur”, tha Sensi për Inter TV.

“Falënderoj tifozët për përgëzimet dhe elozhet, por duhet të përmirësohem. Falë ekipit, gjithçka është e mundur. Krahasimi me Iniesta? Më vjen mirë që krahasohem me të, sepse është emocion dhe stimul më shumë, por të qëndroj me këmbë në tokë është e rëndësishme”.

“Goli me kokë? Dëgjoj se thonë jam i shkurtër…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit