SPEKTAKOLAR RASHFORD! Shikoni se çfarë kryevepre te Uells-SHBA. Foden dyfishon (PAMJET)

29 Nëntor 2022
21:13
Telesport
back button

Sonte luhen dy ndeshjet e fundit te grupit B ku ne skene do te jene dy ndeshjet Angli-Uells dhe Iran-SHBA. Anglia ka nevojë vetëm për një pikë, që të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave dhe do ta kërkojë atë në derbin britanik ndaj Uellsit, në ndeshjen e fundit në grup.

Trajneri Gary Southgate ka rikthyer në formacion nga minuta e parë Kyle Walker, i cili ka marrë vendin e Kieran Trippier, ndërsa në sulm janë ulur në stol Saka e Sterling, për t’u lënë vendin Rashford e Foden. Edhe në mesfushë ka një ndryshim, pasi është ulur në stol Mason Mount dhe nga minuta e parë luan një veteran si Jordan Henderson.

Sakaq, ne ndeshjen tjeter, Irani do te provoje befasine e madhe teksa ka arritur 3 piket ne ndeshjen e shkuar ndaj Uellsit. Ne anen tjeter, SHBA me 2 pike ne grup gjithashtu kerkon fitoren per te siguruar kualifikimin ne fazen tjeter te Boterorit…

Uells-Angli 0-1: Super gol nga Marcus Rashford! Sulmuesi i Manchester United ka gjetur nje goditje denimi perfekte dhe topin qe eshte depozituar ne rrjete. Anglia kalon ne avantazh dhe hap nje sfide te bllokuar ndaj Uellsit te Gareth Bale.

GOLI I RASHFORD – VIDEO

Menjehere pas golit te pare, Anglia gjen edhe te dytin kete here me Foden qe shenon me porten e boshatisur pas asistit nga Harry Kane pasi Anglia kishte fituar topin shpejt ne zonen e Uellsit qe gaboi totalisht.

GOLI I FODEN – VIDEO

Iran-SHBA 0-2: Ndeshja mes Iranit dhe SHBA eshte zhbllokuar pas 38 minutash pasi ishte skuadra amerikane ajo qe gjeti golin me futbollistin e Chelsea-t, Christian Pulisic. Nje aksion i bukur dhe futbollisti i Milanit Dest qe me koke kroson ne qender te zones duke gjetur Pulisic qe shenon dhe me pas demtohet…

GOLI I PULISIC – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit