Spinazzola jep deklaratat e para pasi nuk firmosi me Interin (VIDEO)

17 Janar 2020
18:19
back button

Një e qeshur e shtirur përpara kamerave dhe vetëm pak fjali… Leonardo Spinazzola kthehet në Romë dhe do të bashkohet me verdhekuqtë për t’u përgatitur për sfidën ndaj Genoas. Ishte një hap larg firmës me Interin, por gjithçka dështoi në fund! Kështu, djaloshi mbetet te Roma…

“Si shkoi, pse dështoi gjithçka?”, e pyesin gazetarët e pranishëm në aeroportin e Romës. “Mendoj vetëm për ndeshjen e të dielës ndaj Genoas, kaq! Mendoj të stërvitem me Romën. Jam shumë mirë, mjaft me kaq…”, përgjigjia e mesfushorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit