Spinazzola reagon për Interin: Çmenduri të mendosh diçka të tillë!

19 Janar 2020
21:02
back button

Tema më e përfolur këtë javë në mediat italiane ka qenë padyshim dështimi i shkëmbimit Politano-Spinazzola. Ky shkëmbim mes Interit dhe Romës u prish në fund për shkak se Interi ktheu gjithçka në momentin e vizitave të Leonardo Spinazzolës.

Ky i fundit ishte titullar sot me Romën dhe pas ndeshjes në Genoa, reagoi për herë të parë ndaj Interit, ku foli për “Sky Sport Italia”: “Ka qenë një javë intensive. Ndihemi jashtëzakonisht mirë dhe këtë gjë e them sinqerisht. Është çmenduri që të mendosh që një lojtar si unë që kam kaluar disa klube në karrierën time, krejtësisht papritur të etiketohem si një lojtar me probleme. Jam i fokusuar vetëm te Roma tani dhe drejtori ka folur, kështu që nuk dua të them asgjë më tepër.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit