Sportistët me më shumë fitime: Messi & Ronaldo bëjnë rokadë, futbollistët zhduken nga lista!

11 Qershor 2019
17:54
back button

Forbes ka publikuar listën e sportistëve me të ardhura më të larta nga sezoni i fundit, ku sigurisht në krye janë tre futbollistë.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë, nga qershori 2018 në qershor 2019 me 127 milionë dollarë të ardhura kryeson Lionel Messi, duke zbritur në vend të dytë Cristiano Ronaldon, që këtë vit ka arkëtuar 109 milionë dollarë nga paga dhe marrëveshjet komerciale.

Direkt pas tyre renditet Neymar me 105 mln dollarë fitime, ndërsa në vijim vijnë sportistë të tjerë si: Alvarez (boksier), Federer (tenist), Wilson & Rodgers (futboll amerikan), James (basketbollistë) e me radhë.

Për të gjetur një tjetër futbollist në këtë listë duhet të zbresim në vendin e 44-të, aty ku renditet PAul Pogba me 33 mln dollarë fitime, Andres Iniesta renditet i 46-ti me 32.5 mln, ndërsa Alexis Sanchez në vend të 53-të me 30.8 mln dollarë të ardhura në vitin që sapo u mbyll. Dallohet qartë dominimi nga sportet e tjera me bazë në SHBA si futbolli amerikan dhe basketbolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit