Sprint nga 80 metra e gol spektakolar nga djaloshi i artë i Interit (Video)

16 Janar 2019
13:26
back button

Bordo fitoi 2-1 në fushën e Angers duke marrë tre pikë me vlerë që e largojnë nga zona e ftohtë. Samuel Kalu shënoi në pjesën e parë për miqtë, ndërsa vendasit barazuan në të dytën me Pavlovic, pak minuta pasi Reine-Adelaide kishte humbur një penallti.

Për të vulosur shifrat e këtij takimi mendoi Yann Karamoh në minutën e 92-të. Talenti në pronësi të Interit nisi një kundërsulm me topin që e mori në mbrojtje e dhe e udhëhoqi deri në sulm, aty ku depërtoi në drejtim të portës dhe goditi saktë me të djathtën nga jashtë zone duke shënuar një gol të bukur dhe me shije tre-pikshi.

Sulmuesi 20-vjeçar është në formë huazimi te Bordo për këtë sezon, teksa shpreson që të arrijë formën e tij më të mirë, që të rikthehet te Inter dhe të zërë një vend titullari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit