St Etienne nxjerr jashtë Championsi Lyon, Monaco në gjendje kritike (VIDEO)

5 Maj 2019
19:04
back button

Saint Etienne ka fituar me rezultatin 1-3 në fushën e Monaco, duke marrë tre pikë të arta në luftën me Lyon për një vend në zonën Champions, ndërsa skuadra nga principata zbret sërish në zonën e ftohtë, ku rrezikon rënien nga kategoria.

Në pjesën e parë ishte Monaco që shënoi me anë të Gelson Martins, mirëpo në të dytën një autogol i Ballo Toure në minutën 59’, i hapi rrugën golit të përmbysjes nga Cabella. Ndërsa 10 minuta para fundit Nordin shënoi golin e qetësisë për skuadrën mike. Megjithatë skuadra e Leonardo Jardim arriti të ngushtojë diferencën në minutat shtesë falë golit të Carlos Vinicius.

Pas kësaj ndeshje Monaco renditet në vend të 17-të, në kuotën e 33 pikëve, 3 më shumë se Caen, kur kanë mbetur edhe tre javë kampionat.

Ndërkohë Saint Etienne është ngjitur në vend të tretë me 62 pikë, po aq sa Lyon, por me këta të fundit që presin Lille në orën 21:00.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit