Stadiumi i finales së Champions League, një mrekulli e ndërtuar mbi një fushë atletike

14 Maj 2019
15:44
back button

Finalja e Champions league, mes Liverpool e Tottenham, do të luhet në 1 qershor në Madrid, në Wanda Metropolitano, stadiumi Atletico Madridit. Bëhet fjalë për stadiumin e tretë më të madh në Spanjë, një xhevahir i vërtetë, i kompletuar për të pritur ndeshjen më të madhe për klube në botën e futbollit.

Me kapacitet 67,829 vende, Wanda Metropolitano do të mirëpresë të paktën 32 mijë tifozë nga Anglia (16 mijë bileta ka marrë secili klub), në bazë të ndarjes së biletave, që do të shijojnë një stadium shumë modern, por që nuk e humbet ndjesinë e një stadiumi tradicional, të së shkuarës.

Kjo ndoshta vjen edhe për faktin se stadiumi nuk është totalisht i ri. Ai u rihap në 2017, pas një investimi prej 240 milionë eurosh për ta rindërtuar, por fillimisht është ndërtuar në vitin 1994, si pjesë e kandidaturës së dështuar të Madridit për të organizuar Kampionatin Botëror të Atletikës 1997.

Atletico Madrid e mori në dorëzim stadiumin në vitin 2013 dhe brenda 4 vitesh e transformoi në një arenë fantastike futbolli.

Çmimet e biletave për finalen shkojnë nga 70 deri në 200 euro, pa përfshirë këtu biletat e luksit, për ata që janë gati të paguajnë deri në 7000 euro për një vend në tribunën VIP dhe për ushqim të përfshirë në paketë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit