Stadiumi i ri përurohet me… gjobë: rrezikojmë 30 mijë euro!

18 Nëntor 2019
13:07
back button

“Air Albania Stadium” u përurua ditën e dielë, 17 nëntor 2019, me sfidën Shqipëri-Francë, por sigurisht që nuk mund të mos ndishte me një gjobë! Në fakt, UEFA ka qenë e kujdesshme për ccdo detaj dhe, sidomos, atë që ndodhi në fushë.

Sepse, në pjesën e dytë, në një goditje të Giroud në drejtim të Berishës, me portierin që e priti, një shishe ka fluturuar nga kati i dytë i tribunës lindore, teksa ishte vetë sulmuesi që e kapi dhe ia tregoi arbitrit kryesor, i cili ia komunikoi me kufje arbitrit të katërt dhe kështu delegatit. Një gjobë, megjithatë, rreth 30 mijë euro dhe jo më shumë pritet të vijë në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit