Stam e pranon: Ai është më i fortë se unë

13 Dhjetor 2019
19:47
Denis Hakanaj
back button

Ka qenë një nga mbrojtësit më të fortë që ka parë historia e futbollit dhe ka qenë një nga protagonistët e Serisë A me fanellat e Lazio-s dhe Milan-it.

Po flasim për holandezin Jaap Stam, i cili ka varur këpucët në gozhdë në 2008-ën në fund të një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

Ish-futbollisti nuk i ka kursyer elozhet për një holandez tjetër, Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool-it, i cili doli i dyti në renditjen e Topit të Artë 2019.

“Që nga momenti që jam tërhequr, Holanda ka qenë në kërkim të pasardhësit tim. Më pas ka ardhur Van Dijk. Tani mund ta them: ai është më i fortë se unë”, ka thënë Stam për Stadium Astro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit