Stambolli mban frymën! Mungon vetëm pak nga zyrtarizimi i Ozil te Fenerbahce. Kontrata e tij si “faraonët”

17 Janar 2021
18:34
Telesport
back button

Më në fund… Ozil te Fenerbahce. Klubi i njohur turk ka arritur të sigurojë shërbimet e fantazistit të Arsenal dhe në Turqi mezi po presin zyrtarizimin e tij.

Mesfushori pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Staboll, për të planifikuar më pas gjithë prezantimin e tij, edhe pse do të jetë pa tifozë. Megjithatë, mund të ketë një pritje në aeroport, sado e vogël.

Ozil do të firmosë kontratë 3.5 vjeçare te klubi nga Stambolli me pagë neto prej 4 milionë eurosh neto në vit, plus një sërë bonusesh të majmë. 5 milionë euro do i paguhen Ozil në tre këste si bonuse.

Nuk mbaron me kaq, sepse 25 mijë euro do t’i përfitojë për çdo ndeshje në të cilën merr pjesë. Gjithashtu ai merr një bonus prej 500 mijë eurosh në rast se Fenerbahce fiton titullin kampion dhe 250 mijë euro në rast se sigurohet kualifikimi në Champions League.

Një pjesë e pagës së Ozil do të paguhet nga sponsorët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit