Stambolli si shenjë e fatit… Galatasaray-Lazio, shansi për Muriqin

15 Shtator 2021
13:59
Alfred Lleshi
back button

Një mundësi e madhe që Vedat Muriqi dëshiron ta shfrytëzojë, duke shpaguar veten. Sulmuesi kosovar nuk përjetoi një sezon të parë pozitiv me bardhekaltrit (dy gola të shënuar në 34 ndeshje dhe 1182 minuta të luajtura) dhe për momentin nuk po arrin të krijojë hapësira të mëdha as në sezonin e dytë (në tri ndeshjet e para, vetëm 23 minuta lojë).

Kjo, pavarësisht nga fakti se ai vazhdon të bëjë mirë në ekipin kombëtar (6 gola në 4 ndeshjet e fundit). Të enjten në mbrëmje, kundër Galatasaray, ai ka mundësinë të ndryshojë trendin edhe me Lazion. Kur luante në Turqi, Muriqi tregoi gjërat më të mira në karrierë. Kundër klubit të Stambollit, kosovari shënoi në kohën e Rizespor.

Ishte 11 maj 2019 dhe atë ditë, me këmbën e majtë, shënoi për barazimin e përkohshëm 1-1 në një ndeshje që më pas e humbi 3-2. Në realitet, precedentët e tij me Galatasaray nuk janë pozitivë (dy barazime, 5 humbje), por me Lazion dëshiron ta shpagojë veten në këtë kuptim. Ai mund të luajë nga minuta e parë për të lejuar Immobile të marrë frymë.

Nëse jo, ai do të hyjë gjatë lojës në progres. Sarri po mendon për këtë, me siguri do t’i japë atij hapësirë. Muriqi dëshiron të tregojë se sezoni i tij i parë ka qenë negativ, por sepse i duhej kohë për t’u përshtatur me futbollin e ri dhe shokët e rinj të skuadrës.

Sfida në Turqi, vendi në të cilin ka marrë kënaqësitë më të mëdha si futbollist (32 gola gjithsej në dy kampionate) mund të jetë pothuajse një shenjë e fatit. Pikërisht në Stamboll, ku me Fenerbahçen jetoi sezonin që e bindi Igli Taren ta merrte, ai mund t’i dërgojë një sinjal klubit, trajnerit dhe tifozëve. Galatasaray-Lazio përfaqëson një mundësi të madhe, shumë të madhe për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit