Stambolli thërret, Haaland sfidon Inter-in: “Duhet të bëjmë vetëm një gjë”

26 Maj 2023
15:35
Denis Hakanaj
back button

Po afron finalja e Champions League që do të luhet më 10 qershor mes Manchester City-t dhe Inter-it në Stamboll.

Në letër, sigurisht, skuadra e Guardiolës është dukshëm superiore dhe favorite. Interi do të duhet të bëjë një ndeshje përtej perfeksionit, edhe sepse do të duhet të përballet me një ‘alien’ si Erling Haaland, i aftë të shënojë 52 gola në 51 ndeshje.

Norvegjezi lëshoi ​​disa deklarata, të raportuara nga Manchester Evening News: “Kanë mbetur edhe dy finale, duhet të qëndrojmë të përqendruar edhe nëse kemi fituar Premier League. Do të bëj gjithçka që është e mundur për të arritur rezultate të shkëlqyera në finale dhe shpresoj t’i fitoj të dyja”.

Haaland ka folur për ndeshjen ndaj Interit, ndeshja e shumëpritur e vitit për të dyja skuadrat. Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2000 e di mirë se ekipi i tij konsiderohet favorit:

“Është gjë e mirë të jesh favorit, sepse kjo do të thotë se kemi cilësi, duhet ta bëjmë ndeshjken në mënyrën tonë, të luajmë futbollin tonë dhe në fund do të shohim se kush do të fitojë”.

Forma e norvegjezit ka qenë e shkëlqyer në këtë sezon: “Ndihem mirë, është një moment i veçantë. Prisja të bëja gjëra të mira, por nuk i prisja të gjitha këto”.

Siç thamë 52 gola në 51 ndeshje, ai theu rekordin për më shumë gola në Premier League në një sezon.

“Më pëlqen të jetoj momentin ndeshje pas ndeshje, pikërisht atë që Guardiola tha se do të bënim. Ne u fokusuam dhe morëm pikërisht atë që donim të merrnim.

“Në fund është e pabesueshme ajo që kemi bërë, ne kemi qendë mbrapa gjatë gjithë sezonit dhe më pas dolëm në krye. Ishte e mahnitshme dhe një ndjenjë e pabesueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit