Starova buzëqesh, “luftëtari” i Laçit rikthehet në stërvitje pas makthit 6-mujor

22 Mars 2019
12:15
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Sulejman Starova pasoi në krye të stolit të Laçit Besnik Prengën. Ky i fundit pranoi dështimin pas humbjes me Tiranën në Kupë me rezultatin 3-0 dhe hapi krahun pa polemika dhe pa zhurmë. Vendin e tij e zuri tiranasi që e nisi me barazim ndaj Flamurtarit 0-0, megjithatë "Bobi" mund të gëzohet, pasi radhët në rozën e ekipit i janë shtuar. 

Lejen për t'u stërvitur me grupin e ka marrë dhe Ivan Galic. Sulmuesi kroat ishte i pafat, pasi u dëmtua në ndeshjen e parë të Kupës kundër Naftëtarit dhe qëndroi 6 muaj jashtë fushave. 24-vjeçari ishte projektuar si titullar i rëndësishëm në skemat e kurbinasve, por lëndimi e la në vend. 

Presidenti Pashk Laska pati durimin e duhur për ta pritur dhe tashmë lojtari është gati. Ai e ka konfirmuar vetë se do të vihet nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova dhe do të futet në ritmin e skuadrës.“Pas 6 muajve (25 javë, 181 ditë) punë të fortë, djersë dhe lot, mora përgjigjen pozitive më në fund: Jam i gatshëm 100% të stërvitem me ekipin. Një ndjenjë e papërshkrueshme, jam shumë i lumtur. Gati për sfida të reja!”, – shkruan Galic në Instagramin e tij personal. 

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit