Starova i “qahet” lodhjes: Nuk shënojnë vetëm sulmuesit, llogaritë i bëjmë në fund

4 Maj 2019
17:40
back button

Sulejman Starova, trajneri i Laçit foli për “Supersport”, pas barazimit 1-1 ndaj Kastriotit.

Mungesat – “Mund të kishim shkuar në vend të tretë sot, një fitore mund të na ngjiste shumë lart. Lodhja fizike, dëmtimet, mungesa e Mane e Fangaj dhe disa treguan lodhje nga ndeshjet e mira të mëparshme. Mund ta konsideroj si një ndeshje nën nivelin që është paraqitur këto dy muaj."

Ndeshja – “Ne kemi vuajtur edhe për topin e dytë, kemi qenë afër skuadrës së tyre, duhet të kishim qenë në zotërim të topit më shumë. Lodhja fizike dhe mungesa e publikut, si të gjithë faktorët duhet të ishte diçka më ndryshe.”

Sulmi më i dobët në Superligë – “Aspekti ofensiv, flisni me të drejtë në bazë të shifrave, por skuadra pati një rritje të ndjeshme këto dy muajt e fundit. Kemi disa lojtarë që kanë vlera, por golat nuk mund t’i gjej vetëm te sulmuesit. Kërkohet pjesëmarrja e mbrojtësve të krahut, është një problem që i takon së ardhmes.”

Shanset për Europën – “Llogaritë do t’i bëjmë në fund të kampionatit, konkurrenca është e madhe. Kundërshtarët kanë bërë hap fals në fushat e tyre, edhe ne e bëmë këtë gjë. Por, javën e ardhshme skuadra ka mundësi të çlodhet dhe të marrë një tre pikësh në tavolinë, ashtu siç të gjithë kundërshtarët.”

Krahët e dobët – “Krosimet nga krahët nuk janë vetëm nga Xhixha e Shtubina, por 4-5 lojtarë që marrin pjesë në sulm. Një gjendje më e mirë fizike do ndryshonte paraqitje e skuadrës, shanset ishin, në fund ishim me fat, sepse e pësuam por arritëm ta barazojmë lojën, nuk e di çfarë efekti do të kishte publiku. Dihet objektivi i Krujës, dihet objektivi i tyre, na bëri të humbim një shans për vendin e tretë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit