Starova: Kemi bërë shumë gabime sot

26 Maj 2019
19:06
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Laçit, Starova, ka folur për humbjen e pësuar kundër Tiranës në një intervistë të dhënë për emisionin "Gol pas Goli". 

"Sot kam parë gabime që nuk i kisha parë ndonjëherë. Tirana shfrytëzoi avantazhin piskologjik që kishte, sepse edhe një pikë i bënte punë. Më pas humbëm edhe penalltinë për të barazuar dhe të rikuperonim gabimet e bëra në fillim".

"Do të festoj me Partizanin? Ndoshta në ditët në vijim, por jo sot, sepse jam i mërzitur nga humbja. Do të kem kohë t'i uroj".

"Sot është java e parafundit dhe ne kemi qenë në garë për një vend në Europë deri tani. Sigurisht, nuk kemi pasur fat në marrjen e disa lojtarëve në janar, një pjesë të të cilëve nuk arritën të kapin formacionin. Por kemi bërë mirë edhe me organikën që kemi pasur", ka thënë Starova.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit