Starova: Kemi vuajtur mungesën e eksperiencës

28 Gusht 2019
18:31
back button

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes 2-1 të pësuar në shtëpi kundër Skënderbeut. Ai ka thënë  për Supersport se:

“Ka qenë një ditë e keqe për ne. Kemi vuajtur nga mungesa e eksperiencës e disa lojtarëve. Kemi patur disa raste për ta mbyllur ndeshjen, ndërsa kundërshtari arriti të përmbyste për shkak të lojtarëve cilësorë që ka”.

“E kemi nisur kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme dhe më vjen keq për këtë, sepse skuadra mund  të marrë më shumë. Më vjen keq për lojtarët, sepse kanë punuar dhe kanë luajtur mirë. E vetmja rrugë është të marrim një fitore në ndeshjen e radhës”.

“Pretendent për kampion? Ka qenë një objektiv maksimal për t’i motivuar lojtarët, sepse kemi një skuadrat më të reja në kampionat. Objektivi është ai tradicionali, pjesëmarrja në kupat e Europës. Qëllimim im ishte t’i motivoja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit