Starova: Lojtarët nuk dhanë maksimumin, mora përgjigje negative nga ekipi!

24 Gusht 2019
18:20
Eraldo Harlicaj
back button

Tekniku i Laçit, Sulejman Starova, ishte shumë i zhgënjyer pas humbjes ndaj Vllaznisë. Ai mendon se skuadra e tij meritonte më shumë, pasi kishte raste, por nuk arriti t’i shfrytëzonte si duhet. 

Humbja – “Jam shumë i zhgënjyer me humbjen. Bëmë ndeshje me dy fytyra, pasi në pjesën e parë kishim eufori ose frikë, ose mungesë eksperiencë. Në pjesën e dytë reaguam, por nuk ishim të qetë për të barazuar. Shumë lojtarë nuk dhanë maksimumin e tyre. Mund të reagonim për të barazuar lojën. Ne e kishim llogaritur se do të kishim kundër tifozët e Vllaznisë dhe e dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Goli i Vllaznisë na zgjoi. Duhet të bënim më shumë. Më vjen keq që dështuam në në ndeshjen e parë”. 

Sulmi – “Kemi luajtur me të gjitha ndeshjet miqësore dhe Europën dhe nuk kemi patur probleme. Nuk kemi rozë të kompletuar, por dhe lojtarët që kemi nuk dhanë maksimumin. Lushkja dhe Shehu nuk ishin në formë. Duhet të analizojmë”.    

Krahët – “Kemi alternativa, por them se lojtarët që udhëhoqën skuadrën nuk kanë dhanë maksimumin. Arsyet janë të ndryshme, nuk e përjashtoj dhe euforinë. Humbëm topa të lehtë që i dhanë moral skuadrës kundërshtare. Ata na njihnim më mirë se sa ne ata. Ne kemi luajtur në Europë me të gjitha format”. 

 Titulli si objektiv – “Ne kemi si objektiv për të pretenduar për kampionë. Ne kemi thënë se duam kampionatin për të mobilizuar lojtarët dhe nga lojërat tona. Ky është ekipi ynë maksimal. Nuk e kemi përbërjen si kundërshtarët, por për objektivat e mira mora një përgjigje negative”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit