Starova mbron “Laçin e tij”: Mos blini gazeta dhe mos shihni renditjen! Pastaj, kapet me Nevil Deden!

15 Shtator 2019
19:21
back button

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, në lidhje direkte te “Gol pas Goli” në Supersport, ka folur në lidhje me ndeshjen e luajtur ndaj Partizanit dhe fitoren e ngushtë 1-0… “Ishte një ndeshje e mirë nga ne, e përgatitur. Partizani është ekipi kampion dhe pretendent edhe këtë sezon! Patëm shumë raste, por nuk i shfrytëzuam. Këtu duhet të ndreqim diçka. Por, mos blini gazeta dhe mos shihni renditjen”.

“Edhe ndaj Vllaznisë zhvilluam ndeshje të mirë, meritonim më shumë”.

Nevil Dede, analist në studio, e pyet pse Laçi u tërhoq shumë dhe i dha topin Partizanit. Starova reagon: “Pse u tërhoqa dhe i dhashë metra Partizanit? Ishte ndeshje që shihte e gjithë Shqipëria, duhej kujdes. Pastaj, kjo ndodhi në 10-12 minutat e fundit. Është normale kur kundërshtari kërkon golin. Më ofendoni kur thoni kështu! Nuk ka ilaç magjik, djemtë japin më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit