Starova në hall, lideri i Laçit mbyll vitin

7 Tetor 2019
16:03
back button

Sulejman Starova mund të rrezikojë stolin, pasi Laçi i tij ka dështuar totalisht në këtë fillim sezoni. “Jemi për kampion”, – tha Starova para fillimit të kampionatit, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar, pasi ekipi i tij ndodhet në vendin e 8-të. 

“Bobi” duket i pafat, pasi ka marrë dhe një goditje tjetër në barazimin 0-0 ndaj Bylisit në Laç. Kapitenin Eglentin Gjoni u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës mes dhimbjesh. Ai u transportua në spital me ambulancë dhe është konfirmuar se shtatlarti ka probleme në brryl. 

Ai duhet të operohet, ndërsa rikthimi në fushë nuk është i shpejtë. Gjoni me shumë mundësi ka mbyllur vitin dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të fazës së dytë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit